Uruguaji siguron pjesëmarrjen në Botëror

13/11/2013 20:35

Uruguaji plotësoi misionin, duke siguruar një vend në Botëror që në ndeshjen e parë të plejofit me vendin e pestë të kualifikueseve aziatike, Jordaninë.

Ekipi i pozicionuar në të njëjtin pozicion në Amerikën e Jugut nuk tregoi asnjë mëshirë dhe në ndeshjen e zhvilluar në Amman, duke shënuar pesë herë në portën jordaneze.

Për dy herë kampionët e botës, tashmë ndeshja e kthimit në fushën e tyre pritet që të jetë vetëm një formalitet për t’u regjistruar.

Golat për uruguajanët u realizuan prej Lodeiros (dy herë), Stuanit, Rodrigezit dhe Cavanit.

Me kualifikimin e tij, Uruguaji çon në gjashtë numrin e skuadrave pjesëmarrëse nga Amerika e Jugut, pas Brazilit pritës, Argjentinës, Kolumbisë, Kilit dhe Ekuadorit.

Top Channel