Messi falenderon fansat për mbështetjen

13/11/2013 00:00

Leo Messi falenderoi fansat e tij për mbështetjen që po i japin pas dëmtimit të radhës që pësoi në ndeshjen ndaj Betisit.

Mesazhi i lënë në Facebook është i qartë: e rëndësishme është që të rekuperohet siç duhet para se të rikthehet të luajë.

Ky është teksti i plotë:

“Siç e dini të gjithë, javët e ardhshme do të jem i përqendruar në rekuperimin e plotë nga dëmtimi i ri. Më vjen shumë keq që nuk mund të ndihmoj skuadrën në këto momente. Tani, gjëja më e rëndësishme është të rekuperohem siç duhet në mënyrë që të ndihmoj shokët e mi dhe t’i falenderoj fansat për mbështetjen që po më japin duke bërë atë që di të bëj më mirë: duke luajtur futboll.
Faleminderit për mesazhet që më keni dërguar!”

Top Channel