Juventus, Xavi Alonso zëvendësuesi i Pirlos?

13/11/2013 20:10

Juventusi mendon për spanjollin Xavi Alonso, si alternativë e mundshme për Andrea Pirlon, nëse mesfushori italian nuk do të rinovojë kontratën në fund të këtij sezoni.

Të dy futbollistët janë në muajt e fundit të kontratave të tyre dhe në merkaton e ardhshme verore do të jenë me parametra zero, nëse do të vendosin që të mos rinovojnë.

Pirlo, për momentin është një prej lojtarëve kyç të formacionit të bardhezinjve, por rendimenti i tij në këtë sezon të tretë në “Juventus Stadium” ka qenë shumë i lutatshëm.

Për më tepër, Pirlo do të jetë në sezonin tjetër 35-vjeç, ndërsa investimi tek Xavi Alonson, të cilit i është bërë e qartë që nuk do të jetë më pjesë e Realit, do t’i garantonte kampionëve të Italisë një futbollist tre vjet më të ri.

Duke marrë për bazë shembullin e suksesshëm të Pirlos, i cili udhëhoqi skuadrën në dy titujt e parë pasi mbërriti si veteran, torinezët mund të jenë të joshur që të realizojnë një operacion tjetër identik në letër, si ai që solli kampionin e botës në skuadër pas skadimit të kontratës me Milanin.

Top Channel