BBC: Magnussen, piloti i ri i McLaren

13/11/2013 00:00

Kevin Magnussen do të zëvendësojë Sergio Perezin si pilot i skuderisë McLaren për vitin e ardhshëm. Lajmi publikohet nga BBC që e jep të sigurtë largimin e pilotit meksikan edhe pse kontrata e danezit Magnussen nuk është firmosur ende nga shefi Martin Whitmarsh.

21-vjeçari Magnussen është pjesëtar i programit të të rinjve të McLaren-it dhe në vitin 2012 ka qenë pilot testimesh tek kjo skuderi.

I sakrifikuari Sergio Perez ka grumbulluar vetëm 35 pikë në këtë sezon, ndërsa Jenson Button 60. Meksikani është shprehur se sezoni aktual ka qenë më i vështiri në karrierën e tij 3-vjeçare në Formulën 1.

“Ka qenë një sezon zhgënjyes për mua dhe gjithashtu më i keqi në histori për skuadrën. Unë i marr përsipër përgjegjësitë e mia, por vështirë se mund të arrihet shumë me një makinë të tillë”, ka thënë Perez.

Top Channel