Vlorë, arrestohet mjeku ligjor
12/11/2013 00:00
Policia e qytetit të Vlorës ka vënë në pranga në orët e fundit një mjek ligjor, nën akuzën e mitmarrjes.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se arrestimi i 53-vjeçarit Arjan Veshi u krye pas denoncimit të dy civilëve.
Sipas burimeve, Veshi u kishte kërkuar atyre para në këmbim të një ekspertize mjeko-ligjore. Ai u arrestua në flagrancë.
Top Channel