Thellohet bashkëpunimi ndërmjet Gjykatës Kushtetutese të Kosovës dhe Gjykatës së Lartë të Shqipërisë.
Një delegacion shqiptar i udhëhequr nga kryetari i Gjykatës së Lartë në Shqipëri Xhezair Zaganjori vizitoi të martën Gjykatën Kushtetutese të Kosovës.Delegacioni shqiptar u prit nga kryetari i Gjykatës Kushtetutese Enver Hasanin. Qëllimi i vizitës është njohja me punën dhe personelin gjykatës me qëllim bashkëpunimin mes gjykatave.
“Dëshira e përbashkët ishte të zhvillonim, sepse disa kontakte kanë qenë edhe më përpara kontaktet me kryesisht me Gjykatën e Lartë me të cilën gjatë ditës së hënë dhe të dielën kishim kontakte, konsultime të përbashkëta, të cilat synonin në dy drejtime, e para njohje personale me njëri-tjetrin por edhe diskutimi i disa çështjeve me interes të përbashkët sepse Gjykata e Lartë, sigurisht është në majë të piramidës së shtetit ligjor”, u shpreh Zaganjori.
“Ne ndeshemi tani me periudhën e tranzicionit sepse në vitin tjetër e kemi minus një gjyqtar, plus prezencën e ndërkombëtarëve që sipas rregullit që e kanë jo mandatit sepse mandati është i njëjtë siç e kemi edhe ne, do të thotë si do të tejkalohet tranzicioni dhe në mënyrë që gjykata të mos bllokohet sepse mund të ketë sfida tjera gjyqësore por të mos kemi ndonjë sfidë serioze të papërballueshme”, tha Hasani.
Aktualisht Gjykata Kushtetutese e Kosovës ka bashkëpunime me gjykatat e rajonit me përjashtim të asaj serbe. Aktualisht Gjykata Kushtetuese e Kosovës përbëhet nga gjashtë gjykatës vendas, prej tyre katër shqiptarë, një serb dhe një turk, si dhe tre ndërkombëtarë.
Top Channel