Botërori, Republika Demokratike e Kongos mbërrin në SHBA pas izolimit për Ebola
Rafael Nadal dhe Novak Djokovic do të përballen në finalen e Masters Cup të Londrës pasi mundën në gjysmëfinale respektivisht Roger Federer dhe Stanislav Wawrinka.
Nadal mundi Federerin në dy sete 7-5, 6-3, ndërsa Djokovic mundi Wawrinkën 6-3, 6-3.
Tenisti spanjoll dhe ai serb, të cilët aktualisht zënë vendin e parë dhe të dytë të renditjes ATP, do të ndeshen sot në orën 21:00 në O2 Arena.
Në prag të kësaj finaleje të radhës mes tyre, bilanci është 22-16 për Nadal, por në periudhën 2011-2012 Djokovic e ka mundur 7 herë në 7 finale radhazi numrin 1 të Botës.
Në vitin 2013, Nadal e ka mundur 3 herë në 5 takime serbin. Mbahet mend gjysmëfinalja e Roland Garros dhe finalja e madhe e US Open, por ndeshja e fundit që u zhvillua në Pekin u fitua nga Djokovic.
Top Channel