Seria A, Juventusi gjunjëzon Napolin
11/11/2013 00:00
Juventusi shndërrohet në ndjekësen dhe kërcënuesen më të rrezikshme të Romës. Në superndeshjen e javës së 13 të Serisë A, bardhezinjtë e Kontes kanë shkatërruar 3-0 Napolin duke u ngjitur në vendin e dytë, një pikë larg kreut.
Llorente zhbllokon që në fillim, ndërkohë që magjitë dhe eurogolat vijnë në pjesën e dytë me Pirlon nga një goditje standarte dhe Pogba me një numër spektakolar.
Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Fiorentina mposhti 2-1 Sampdorian me një dygolësh të Rossit.
Goli për miqtë u shënua nga Gabbiadini.
Top Channel