Barça fiton, Messi dëmtohet sërish

11/11/2013 00:00

Leo Messi ka pësuar një tjetër dëmtim muskular. Ylli i Barcelonës u detyrua të lërë fushën e lojës në minutën e 20 të pjesës së parë të ndeshjes që katalanasit fituan 4-1 ndaj Real Betis në transfertë.

Pas një sprinti të fuqishëm, Messi ndjeu shqetësim në kofshën e majtë dhe menjëherë u zëvendësua nga Andres Iniesta.

Priten analizat mjekësore për të qartësuar kohën e rekuperimit nga dëmtimi i radhës.

Gjatë këtij viti, 4 herë fituesi i Topit të Artë ka pasur shumë probleme me dëmtimet. Është dëmtuar në muajin prill, maj, gusht, shtator dhe nëntor. Bëhet fjalë për dëmtime të lehta, por që kanë ndikuar shumë në formën e tij.

Që nga sezoni 2007-2008 Messi nuk qëndronte pa shënuar në 5 takime radhazi, ashtu siç ka bërë këtë sezon.

Top Channel