10 golat më të bukur sipas FIFA-s

11/11/2013 00:00

FIFA publikoi listën me 10 golat më të bukur, kandidatë për fitimin e “Puskas Award 2013”, që jepet në të njëjtën ditë me cmimin e “Topit të Artë”.

Në listë janë gola të tillë si mrekullia e Ibrahimovic në ndeshjen Suedi-Angli, 4-2, Goli i Nejmar në ndeshjen Brazil-Japoni 3-0 apo e majta vrastare dhe koordinimi perfekt i Antonio Di Natale në ndeshjen Udineze-Kievo, 3-1. Por nuk mungon as himarioti Panajot Kone, me supergolin e shënuar në ndeshjen Napoli-Bolonja, 2-3.

Në listë janë gjithashtu edhe dy femra, Louisa Necib, me një goditje predhë nga jashtë zone në ndeshjen e vlefshme për futbollin femëror francez, Lion-Saint Etienne, 5-0 dhe australiania, Lisa De Vanna në ndeshjen Boston Breakers-Sky Blue 3-2.

Kriteret e përzgjedhjes së golit më të bukur janë katër: estetika e golit, rëndësia e ndeshjes, mungesa e fatit në realizimin e tij, fair play i lojtarit gjatë takimit ku ka shënuar golin dhe ai të mos ketë precedentë të ndëshkimit për shkak të dopingut.

Golat:

1) Zlatan Ibrahimovic (shiko këtu)
2) Peter Ankersen (shiko këtu)
3) Panajot Kone (shiko këtu)
4) Neymar (shiko këtu)
5) Nemanja Matic (shiko këtu)
6) Louisa Necib (shiko këtu)
7) Daniel Luduena (shiko këtu)
8) Juan Manuel Ilibera (shiko këtu)
9) Antonio Di Natale (shiko këtu)
10) Lisa de Vanna (shiko këtu)    

Top Channel