Moratti përcillet me fitore

10/11/2013 00:00

Interi e përcjell me fitore Massimo Morattin për të cilin ndeshja ndaj Livornos ishte e fundit si president i zikaltërve.

Skuadra e Mazarrit nuk shkëlqeu në lojë, por arriti të marrë 3 pikë mjaft të rëndësishme falë fitores 2-0.

Një gabim i portierit Bardi dhe goli i Nagatomos i japin mundësinë Interit të ngjitet në vendin e katërt me 25 pikë, 3 më pak se Napoli dhe Juventusi të cilat ndajnë vendin e dytë dhe të tretë.

Një tjetër lajm i mirë për Interin ishte dhe rikthimi pas 6 muajsh në fushë i kapitenit 40-vjeçar Javier Zanetti, i cili ishte dhe nismëtari i golit të dytë.

Top Channel