F1, Raikkonen do të mungojë në 2 garat e fundit

10/11/2013 00:00

Kimi Raikkonen do i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në shpatull dhe nuk do të marrë pjesë në dy garat e fundit të sezonit të Formulës 1. Lajmin e bën të ditur gazeta finlandeze ‘Turun Sanomat’.

Piloti i Lotusit, i cili vitin e ardhshëm do të pilotojë një Ferrari, do të humbasë Cmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Cmimin e Madh të Brazilit.

Në javët e fundit, Raikkonen ka pasur probleme me drejtuesit e Lotusit pasi nuk është paguar dhe javën e kaluar kërcënoi me bojkot të Cmimit të Madh të Abu Dabit, por në fund gjithçka u zgjidh.

Operacioni i kampionit të Botës në vitin 2007 do të kryhet në Salzburg të Austrisë dhe periudha e rekuperimit mendohet të jetë rreth një muaj.

Ende nuk ka një njoftim nga Lotusi mbi zëvendësuesin e Raikkonen për dy garat e mbetura.

Top Channel