Shkodër, ndalohen katër klandestinë

08/11/2013 00:00

Tetë klandestinë shtatë prej tyre nga Siria dhe një nga Somalia  janë ndaluar mesditën e së premtes në pikën kufitare të Hanit të Hotit duke tentuar të kalojnë kufirin në mënyrë ilegale për në Mal të Zi.

Klandestinët janë ndaluar në një terrren malor pranë pikës doganore duke dashur të kalonin kufirin shqiptar për në territorin malazez.

Klandestinët janë të gjithë meshkuj të moshës nga 20 deri në 40 vjec dhe pas hetimit të bërë nga policia është mësuar se ato kanë lënë vendin e tyre për shkak të gjendjes së luftës atje dhe se kanë hyrë në territorin tonë nga kufiri tokësor me Greqinë dhe destinacioni final i tyre ishin vendet e Europës Perëndimore.

Kjo është hera e dytë brenda një muaji që në pikën e kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Malit të Zi ndalohen grupe klandestinësh nga Siria.

Top Channel