Gjirokastër, sekuestrohen 100 kg marijuanë

08/11/2013 00:00

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 100 kilogramë marijuanë në aksin Lazarat-Goranxi.

Lënda narkotike po transportohej me një makinë me targa false. Transportuesit e drogës, sapo kanë pikasur policinë kanë hedhur nga mjeti 3 çanta.

Makina me marijuanën në bord nuk ndaloi në postbllokun e policisë në Derviçan.

Policia ka identifikuar dy transportuesit e drogës dhe është vënë në ndjekje të tyre.

Top Channel