F1, Massa: Alonso, më i mirë se Schumacher

08/11/2013 00:00

Felipe Massa ka deklaruar se Fernando Alonso është pilot më i mirë se Michael Schumacher edhe pse ish-piloti gjerman ka 5 tituj më shumë se ai spanjoll.

Në deklarata për ‘Corriere dello Sport’, braziliani ka thënë: “Schumacher ka qenë më i shpejtë, por Alonso është më i zgjuar dhe mund të bëjë gjithçka në mënyrë perfekte.”

Massa, i cili i ka pasur të dy këta pilotë shokë skuadre tek Ferrari, do të largohet nga skuderia italiane në fund të këtij viti dhe ka kujtuar momentet më të bukura që ka kaluar në Maranello.

“Viti më i bukur ka qenë ai 2008 kur arrita shumë fitore dhe pole-position. Në fund, vetëm për pak humba titullin. Mendoj se e meritoja atë kampionat 100%. Ndërsa dita më e bukur ka qenë fitorja në Brazil në vitin 2006. Për një brazilian, fitorja në shtëpi është njësoj si të fitosh titullin”, thotë Massa.

Top Channel