Buffon: Ndaj Napolit, mbrëmje e lumtur për ne

08/11/2013 00:00

Juventus-Napoli do të jetë supersfida e javës së 12 të Serisë A. Dy skuadrat renditen në vendin e dytë të klasifikimit me pikë të barabarta dhe të dielën do të mundohen të ndjekin hapin e Romës kryesuese.

Gianluigi Buffon e di shumë mirë rëndësinë e këtij takimi dhe në një intervistë për ‘Corriere dello Sport’ deklaroi se ndjen që do të jetë një “mbrëmje e lumtur për Juventusin”.

“Pas viteve me lojtarë si Platini dhe Maradona, kjo sfidë humbi rëndësinë deri sa shkoi në pikën ku u takuam në Serinë B. Por, tashmë luftojmë në krye të renditjes dhe kjo është meritë e programimit të mirë. Për Juventusin pati rëndësi tradita dhe familja Agnelli, ndërsa për Napolin merita shkon tek presidenti De Laurentis”, tha portieri dhe kapiteni i bardhezinjve.

Buffon foli edhe për formën e shkëlqyer të Romës: “Nuk e prisja dhe besoj se janë habitur edhe vetë tifozët e Romës. E meritojnë vendin e parë dhe do të luftojnë për titullin deri në fund.”

Top Channel