Zapata: Milan, i mirë sa Barcelona

07/11/2013 00:00

Cristian Zapata deklaroi se ndryshimi mes Milan dhe Barcelona në
ndeshjen e së mërkurës mbrëma ishte fare e vogël, pavarësisht fitore 3-1
të spanjollëve.

Golat e Lionel Messi dhe Sergio Busquets bënë që Barca ta mbyllte në avantazh të dyfishtë pjesën e parë. Më pas, një tjetër gol i Messit pas pushimit provoi se kuqezinjtë e kishin të pamundur të bënin më shumë në “Camp Nou”.

“Nuk jam i sigurt se kishte shumë diferencë mes dy skuadrave sonte”, tha Zapata pas ndeshjes për faqen zyrtare të UEFA-s. “Ne dolëm për të fituar dhe patëm mundësi të shënonim, por pavarësisht kësaj ne nuk dolëm të lumtur”, vijoi mbrojtësi kolumbian.

Milan aktualisht renditet i dyti në grupin H, me pesë pikë në katër ndeshje, duke lënë pas Ajaxin me një pikë më pak dhe Celtic që është në fund fare me vetëm 2 pikë.

Top Channel