Varreza e galerive të braktisura

07/11/2013 00:00

7 persona humbën jetën brenda pak orësh në dy ish-miniera të braktisura
në Pogradec dhe në Librazhd. Ata kishin hyre në galeritë e mbyllura për
të mbledhur skrap, por nuk kanë mundur të dalin gjallë.

Aksidenti i parë ndodhi në fshatin Beragozhd të Pogradecit. Viktimat atje jane 5 te rinj, te aferm me njeri-tjetrin, qe humben jeten te asfiksuar ne nje galeri te braktisur te minierave te qymyrit.

Mbremjen e se merkures familjaret e tyre kerkuan ndihmen e policise pasi konstatuan se 5 te rinjte qe kishin hyre ne galeri per te mbledhur skrap, kishin mbetur brenda. Ata kane germuar nje vendkalim per ne galerine, e cila ishte bllokuar qe para 20 vitesh dhe kane hyre brenda. Ne galeri kane perdorur nje gjenerator per ndriçim dhe prerje metalesh, por gazrat e shkaktuara nga djegia e benzenes i kane asfiksuar dhe u kane marre jeten.
Trupat e dy prej viktimave, Edison Hamollit 23 vjeç dhe vellait të Nertil Hamollit 25 vjeç janë nxjerrë në sipërfaqe. Nderkohe ne galeri ndodhen të pajetë vellai i trete Ledjon Hamolli 24 vjeç, si dhe dy kusherinjte e tyre te pare, dy vellezerit Sazan Hamolli 24 vjeç dhe Arjan Hamolli 29 vjeç.

Puna per te nxjere trupat ka zgjatur disa ore dhe eshte perdorur nje ekskavator per te hapur hyrjen e bllokuar te galerise. Deri rreth orës 15:00 të së enjtes, kërkimet vijuan me intensitet, por u ndërprenë për të rinisur sërish të premten, për shkak të kushteve tepër të rënda në ambientet e minierës.

Tragjedia, që ka goditur fshatin, duket se shkak ka pasur varfërinë pasi sipas rrëfimit të banorëve dhe familjarëve viktimat detyroheshin të vinin në rrezik jetën e tyre për të siguruar pak te ardhura përmes nxjerrjes së hekurit për skrap. Ndërkaq komuna e Dardhasit ka vendosur që për dy ditë të shpallë zinë dhe duke përcjellë ngushëllimet për familjarët ka vendosur edhe të mbulojë shpenzimet e varimit të viktimave.

Pak dite me pare ne nje galeri disa metra me larg mbeti i bllokuar per ore te tera nje tjeter person qe mundi te dalë vete.

Mesditen e së enjtes, tragjedia u perserit ne minieren e hekur nikelit ne fshatin Qukes te Librazhdit. Drini Bogdani dhe Ali Danga u zune nga nje masiv guresh duke u marre jeten.

Vazhdojnë kërkimet për trupat e 3 viktimave

Kërkimet për nxjerrjen e trupave të viktimave të tragjedisë së Pogradecit, ku 5 persona mbetën të asfiksuar në minierën e Beragozhdit gjatë orëve të vona të ditës së mërkurë, kanë vazhduar edhe në orët e mbrëmjes së të enjtes.

Në vendngjarje ka qenë i pranishëm edhe deputeti i zonës, Ilir Xhakolli, i cili kërkoi me ngulm nga ekipet e kërkim-shpëtimit të përpiqeshin duke kërkuar në hyrje të galerisë. Në minierë kanë mbetur trupat e pajetë të 3 personave, teksa dy të tjerë u nxorrën gjatë ditës së enjte.

Fillimisht, sipas deklaratave të Xhakollit, kërkimet do të përqendroheshin në hyrje të minierës dhe nëse nuk gjendej asnjë prej trupave mund të ndërpriteshin për të vijuar gjatë ditës së premte. Por, këmbëngulja e familjarëve, të cilët kërcënuan se do të hynin vet në galeri për të kërkuar trupat e fëmijëve të tyre nëse ndërpriteshin kërkimet, bënë që ato të vazhdojnë me ndërprerje deri më tani.

Nga sa mësohet, ndërprerja e tanishme do të jetë e përkohshme, për shkak se vijon ajrimi i galerisë, dhe kërkimet do të rifillojnë në mesnatë.

Top Channel