
Federata e Sindikatave të Arsimit i kërkon Qeverisë rritjen e buxhetit
për arsimin në jo më pak se 5 për qind të GDP-së, me qëllim rritjen e
financimit në sistemin arsimor publik.
“Kërkesa jonë bazë dhe kryesorja për Qeverinë është që gjatë këtyre katër viteve, për të zgjidhur të gjithë problemet nga variojnë, është që gradualisht të rrisë prodhimin e përgjithshëm bruto, ose GDP-në që quajmë ne, jo më pak se në masën 5 për qind, sepse me këtë rritje zgjidhen të gjitha problemet e tjera që variojnë me sistemin e pagave, të shpërblimeve, të kushteve më të mira në shkollë, të rritjes së nivelit të bazës laboratorike”, tha Xhafer Dobrushi, kryetari i FSASH-së.
Sindikalistet insistojne ne krijimin e statusit të mësuesit rritjen e pagave, trajnimet e vazhdueshme te tyre me qellim rritjen e cilësisë së mësimdhënies.
“Statusin e mësuesit, që është një problematikë më vetë, garantimin e punës, të trajnimeve të pagave dhe problematika më e madhe dhe kryesore ka të bëjë me atë kërkesën sot botërore, për një arsim cilësor publik dhe për shanse të barabarta për të gjithë nxënësit, pavarësisht nga komunitetet”, tha Dobrushi.
Ne nje Kongres te mbledhur jashte radhe eshte dikutuar pikerisht per konsolidimin e metejshem te strukturave te Federates se Sindikatave per te kontribuar per nje arsim cilesor kryesisht publik dhe krijimin e shanseve te barabarta per te gjithe.
Top Channel