Ronaldinho: Seksi para ndeshjes bën mirë

07/11/2013 00:00

Ronaldinho ka zbuluar për versionin gjerman të revistës ‘Playboy’ se cili është sekreti i buzëqeshjes së përhershme që ka në fushën e lojës. Në një intervistë të gjatë, ylli brazilian thekson se seksi para ndeshjeve, ndryshe nga çfarë thuhet, i bën mirë futbollistëve.

“Nuk ka asgjë të keqe, gjithmonë pa ekzagjeruar. Personalisht nuk më ka penguar kurrë. Përkundrazi, më ka bërë mirë sepse më ngrinte humorin para ndeshjes”, ka deklaruar ish-lojtari i Barcelonës dhe Milanit.

33-vjeçari i cili aktualisht luan në Brazil me Atletico Mineiron, duke folur për çështje që kanë lidhje me profesionin e tij, shtoi se objektivi i madh është pjesëmarrja në botërorin e Brazilit verën e ardhshme.

“Dua të luaj në Kupën e Botës, por nëse nuk grumbullohem, do i shoh ndeshjet vetëm. Shokët e mi nuk e marrin vesh fare futbollin dhe flasin budallallëqe, për këtë arsye do i ndjek takimet i mbyllur në shtëpi”, tha Ronaldinho.

Top Channel