Neymar: Messi mbetet më i miri

07/11/2013 00:00

Neymar i ka dalë në mbrojtje Messit pas kritikave që fituesi katër herë i Topit të Artë ka marrë gjatë kohëve të fundit për shkak të formës së tij jo të mirë.

Pas fitores ndaj Milanit 3-1 me 2 gola të argjentinasit, Neymar deklaroi: “Messi vazhdon të jetë futbollisti më i mirë në Botë për mua. Është fenomen. Kriza e tij nuk ka ekzistuar kurrë.”

Braziliani u shpreh i kënaqur edhe për kalimin e Barcelonës në 1/8 e Ligës së Kampioneve: “Fitorja ishte e rëndësishme pasi po luanim kundër një ekipi si Milani, por na mbeten edhe dy ndeshje në grup dhe duam t’i fitojmë ato.”

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta