Klopp: Arsenal mund të fitojë…

07/11/2013 00:00

Trajneri i Dortmundit, Jurgen Klopp beson se Arsenal i ka të gjitha
kapacitetet për të fituar Champions League këtë sezon, për sa kohë ekipi
nuk do të hasë Bayern në rrugën e tij.

Ekipi i Arsen Wenger u bë i pari nga radhët e anglezëve që mund Dortmundin në “Westfalenstadion” mbrëmjen e së mërkurës, me Aaron Ramsey që bëri diferencën. Fitorja i vendos Topçinjtë në krye të grupit F dhe Klopp ka mbetur i befasuar nga djemtë.

“Ata mund ta fitojnë… për sa kohë nuk u del përpara Bayern. Ata janë të rinj, të fortë dhe kanë teknikë të mirë. Fituan një ndeshje të rëndësishme”, tha Klopp pas ndeshjes.

Aktualisht Dortmund është e treta në grupin F, tre pikë pas Napolit. Megjithatë, trajneri është i bindur se djemtë e tij mund të arrijnë dy fitore në ndeshjet e fundit të grupit, për të kaluar në 16-she. “Është një grup shumë i fortë dhe lajmi pozitiv i së mërkurës është se na duhen dy fitore dhe mund të kualifikohemi”, theksoi Klopp.

“Ne dhamë shumë në këtë ndeshje, por ata shënuan në mundësinë e parë dhe ne nuk e rihapëm dot lojën. Kjo humbje mund të ishte shmangur. Por, tani e tutje gjithçka do të jetë më emocionuese”, ka shtuar ai.

Top Channel