F1, Massa ndahet me tifozët e Ferrarit

07/11/2013 00:00

Do të jetë Mugello pista ku Felipe Massa do të ndahet me tifozët e Ferrarit.

Me rastin e finaleve të kampionatit të makinave Ferrari, piloti brazilian do të jetë i ftuar nderi së bashku me presidentin Luca di Montezemolo.

“Do të shkoj në Mugello i lumtur sepse do të jetë shumë bukur të paraqitem para tifozëve dhe t’i falenderoj për vitet që kaluam bashkë. Më kanë mbështetur gjithmonë, edhe në momentet e vështira”, deklaroi Massa.

Felipe Massa iu bashkua Ferrarit në vitin 2006. Në vitin 2008 ishte shumë pranë fitimit të një titulli kampion, por në kthesën e fundit të garës së fundit ishte Hamilton ai që ia “rrëmbeu” kur dukej se gjithçka kishte përfunduar.

Top Channel