Dy vite dhe asnjë gjurmë në Torino, Juventus “paketon” për në verë mesfushorin 60 milionësh
Ka debutues por edhe lojtarë të njohur të rikthyer në ekipin e javës të
Champions League, të hartuar nga gazetarët e portalit goal.com.
Kështu, në portë është gardiani i Bayer Leverkusen, Bernd Leno, që i mbylli shtigjet Shakhtar Donetskut në “Donbass Arena”.
Më pas, në vijën e mbrojtjes renditen: Miranda, që hapi serinë e golave për Atletico Madrid kundër Austria Vienna; Per Mertesacker i Arsenalit, pas fitores së të mërkurës kundër Borussia Dortmund; dhe Kostas Manolas, që shënoi golin fitues kundër Benfikës.
Ndërkohë, mesfusha kontrollohet nga: Gokhan Inler, lojtari i Napolit që luftoi kundër Olympique Marseille, duke arritur fitoren 3-2; Aaron Ramsey, që mbuloi distancat më të gjata se çdo lojtar tjetër në Gjermani të mërkurën; Xavi, që theu rekordin e fitoreve të Raul në Champions League, me golin që shënoi ndaj Milan; dhe Raul Garcia i Atletico, për një gol dhe një asist të dhënë ndaj Austria Vienna.
Në sulm është rikthyer Lionel Messi, i shoqëruar nga Gonzalo Higuain, që shënoi dy herë në fitoren e Napolit në San Paolo, dhe ylli i Manchester City, Alvaro Negredo, që ka shënuar 9 gola në 8 ndeshje që kur kaloi me ekipin e ri nga CSKA Moska.
Top Channel