NBA, 35 pikë dhe rekord për LeBron James

06/11/2013 13:25

LeBron James u shndërrua edhe një herë më shumë në udhëheëqësin e fitores së Miami Heat në NBA, nëpërmjet 35 pikëve të shënuara përballë Toronto Raptors.

Heats fituan me rezultatin 104-95, ndërsa paraqitja e shkëlqyer i shërbeu “Mbretit” James për të thyer një rekord të ri të pabesueshëm, atë të 500 ndeshjeve radhazi në të cilat realizon më shumë se dhjetë pikë për ndeshjen.

Një rekord të tillë kanë mundur ta regjistrojnë më parë në historinë e NBA-së vetëm katër legjenda, Kareem Abdul-Jabbar (me seri prej 787 dhe 508 ndeshjesh radhazi), Micheal Jordan (866 ndeshje), Karl Malone (575) dhe Moses Malone (526).

Përsa i përket ndeshjes, LeBron rezultoi përcaktues jo vetëm me pikët e shënuara, por edhe me tetë asista e po aq topa të zotëruar në tabelë.

Shumë e mirë edhe paraqitja e yllit tjetër të kampionëve në fuqi, Dëyane Ëade, i cili realizoi 20 pikë.

Top Channel