Durrës, digjet automjeti
06/11/2013 00:00
Një automjet tip fuoristradë është djegur në orët e para të ditës së mërkurë në qytetin e Durrësit.
Ngjarja është regjistruar në lagjen nr.1 të qytetit. Automjeti tip Land Rover me targa AA 338 AO, që i përket një banori të kësaj lagjeje, ka qenë i parkuar buzë rrugës kur është parë në flakë.
Nga hetimet paraprake rezulton se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimtë. Zjarri është vendosur në një nga gomat e përparme dhe ka shkaktuar djegje të pjesshme të mjetit.
Burimet policore bëjnë të ditur se shkak i kësaj zjarrvënieje mund të jenë konfliktet dhe ndonjë aktivitet i mundshëm kriminal në të cilat është përfshirë djali i pronarit të mjetit.
Top Channel