Ancelotti: Juventusi do të kualifikohet

06/11/2013 12:45

Juventusi dhe Reali ndanë nga një pikë në barazimin 2-2 të arritur të martën në ndeshjet e vlefshme të Champions League, por shpresat e kampionëve të Italisë marrin hov nga fitorja e papritur e Kopenhagenit ndaj Gallatasarajit.

Kur mbeten edhe dy ndeshje të tjera, Reali kryeson me dhjetë pikë, ndjekur nga Gallatasaraj dhe danezët me katër, një më shumë se Juventusi.

Megjithatë, me ndeshjen e ardhshme në Stamboll dhe atë përmbyllësen në Torino, Carlo Ancelotti beson që bardhezinjtë i kanë ende të gjitha shanset në dorë për t’u kualifikuar.

”Juventusi ka më shumë cilësi se turqit dhe ne në “Bernabeu” do të luajmë vetëm për fitore”, deklaroi Ancelotti pas ndeshjes.

”Nëse rezultati i Kopenhagenit do të ishte i ndryshëm, Juventusi do ta kishte të vështirë, por tani me siguri do t’ia dalë. Të luash në fushën e Gallatasarajit nuk është asnjëherë e thjeshtë, por Juventusi ka më shumë cilësi ndaj e shoh të vështirë që turqit të fitojnë dhe të mbyllin kapitullin kualifikim për Juven”.

Top Channel