Pengu i Colin Farrell: Lidhja me Angelina Jolie

05/11/2013 00:00

Aktori Colin Farrell ka rrëfyer se një nga pengjet e jetës së tij është pikërisht aktorja Angelina Jolie.

Cifti i aktorëve është njohur gjatë xhirimeve të filmit “Alexander” të regjsiorit Oliver Stone, gjatë të cilit mësohet të kenë pasur edhe një lidhje së bashku.

Pengu i Farrell duket të jetë fakti që e ka lënë t’i ikë nga duart ky rast duke mos e marrë shumë seriozisht lidhjen me Jolie. “E njoha një vit para se ajo të takohej me Pitt”, e ka nisur rrëfimin e tij ai.

“Më pëlqente që kur e kisha parë në filmin Tomb Raider”.  

‘Daily Mirror’ në atë kohë shkruante për Colin Farrell se ishte vetëm një “playboy” që flirtonte edhe me femra të tjera. Sipas medias britanike, ai nuk e mori aspak seriozisht lidhjen me Angelina. I njëjti burim shkruante se të dy takoheshin në lokale, por dilnin vetëm nga vendi ku frekuentoheshin duke dhënë përshtypjen se Colin nuk po impenjohej aspak duke shijuar vetëm momentin, ndërsa darkave ndanin mbrëmjet e tyre në suitën e Jolie.

Tashmë Colin, shumë vite pas duket të jetë penduar për sjelljen e tij ndaj aktores.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA