Kalendari i “nxehtë” i Kylie Minogue
05/11/2013 00:00
Është një ikonë e muzikës botërore me rreth 20 vite karrierë mbi supe, por Kylie Minogue duket si një modele e vërtetë në pozat për kalendarin e saj të vitit 2014.
45-vjeçarja ka pozuar me bikini në disa nga fotot duke treguar format e saj që janë fryt i dietave dhe seancave stërvitore.




Kylie Minogue aktualisht po punon për këngët e reja të albumit të 12 që do të dalë në treg vitin e ardhshëm.
Njëkohësisht do të jetë e zënë me rolin e trajneres në programin e talenteve të reja The Voice UK.
Top Channel