Seria A, ndalet Roma, barazim në Torino

04/11/2013 00:00

Roma është ndalur në rrugën e saj të fitoreve nga skuadra e Torinos. Në ndeshjen e fundit të javës së 11 të Serisë A, ekipi i Venturës ka arritur t’i marrë një barazim shumë të vyer kryesuesve të Rudi Garcias.

Verdhekuqtë kishin kaluar në avantazh me Strootman në minutën e 28, por Alessio Cerci barazoi gjithçka në minutën e 63.

Një fitore e thjeshtë për Interin e Mazzarrit në transfertën e vështirë të Udines. Zikaltërit konfirmohen në vendin e katërt të klasifikimit pas triumfit 0-3 në një sfidë të kontrolluar prej tyre nga fillimi në fund.

Palacio zhbllokon rezultatin në minutën e 25, ndërsa Ranocchia dyfishon 5 minuta më vonë. Në fund është Alvarez ai që vulos takimin.

Në ndeshjet e tjera të së dielës në Serinë A u regjistruan këto rezultate:

Sampdoria-Sassuolo 3-4

Lazio-Genoa 0-2

Verona-Cagliari 2-1

Livorno-Atalanta 1-0

 

Top Channel