Pak ditë pas festës së Hellouinit, disa fotografi të publikuara në mediat amerikane treguan se Miley Cyrus ka kryer diçka të jashtëligjshme aë ditë.
Fotot e shkrepura gjatë mbrëmjes treguan se aktorja dhe këngëtarja e vendosur së fundmi në qendër të disa skandaleve me dëshirën e saj për një zhveshje gjithmonë e më të plotë në publik mbante qartësisht në dorë një shishe alkooli.
Ngjitur me Miley, një mik i saj shihet gjithashtu qartësisht me një shishe uiski të hapur, ndërsa imazhet të lënë të besosh që protagonistja kryesore e serialit “Hannah Montana” ishte nën efektin e alkoolit në atë moment.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mosha minimale e lejuar për të konsumuar alkool është 21 vjeç.
Si rrjedhojë e shkeljes së saj, Cyrus mund të përballet me një gjobë nga ana e autoriteteve.
Top Channel