F1, Domenicali: I kënaqur nga Abu Dhabi

04/11/2013 20:30

Drejtori i Përgjithshëm i Ferrarit, Stefano Domenicali, nxorri përfundime pozitive nga Çmimi i Madh i Abu Dhabit, ku gjatë fundjavës “kokëkuqja” arriti të rendiste në vendin e pestë Alonson dhe në të tetin Massën.

“Në një garë që për karakteristika ishte tërësisht kundër nesh dhe duke pasur parasysh vendet tona në nisje, mendoj se në Abu Dhabi bëmë një punë të mirë, duke kufizuar sa më shumë dëmet”, tha Domenicali, në një komunikatë të skuadrës.

Alonso rikuperoi gjashtë vende gjatë garës krahasuar me pozicionin e nisjes dhe Massa u rendit në të njëjtin vend nga u nis.

“Paguam gjatë garës çmimin e rezultatit të dobët në kualifikuese. Pavarësisht kësaj, jam i kënaqur me rezultatet e Felipes dhe Fernandos, pasi të dy dhanë maksimumin në një garë shumë të vështirë për ne”, shtoi Domenicali.

Top Channel