Erë ndryshimesh tek Milani

04/11/2013 00:00

Rezultatet zhgënjyese të fillimit të sezonit kanë përcarë skuadrën e Milanit…të paktën drejtuesit e saj. Ka qenë vajza e presidentit Silvio Berlusconi, Barbara ajo që ka dhënë sinjalin e parë, ndoshta të një fortunë që mund të pasojë në klubin kuqezi.

Pas humbjes me Fiorentinën, në një deklaratë publike tha se “gishti për situatën e vështirë në të cilën ndodhet skuadra, nuk është vetëm Allegri, por se duhej ndryshuar filozofia e drejtimit të shoqërisë”.

Kaq mjaftoi që shumë ta quanin këtë deklaratë si nisja e fundit të epokës Galliani në krye të Milanit, por është vetë Administratori i Deleguar që qetëson gjithcka pas një bisede telefonike me Silvio Berlusconin.

“Fola me presidentin, por nuk dua të komentoj mbi bisedën. Ajo që dua të them është që klubi ka besim tek trajneri Allegri dhe sa i përket Balotelli-t ai mbetet i pashitshëm. Në një moment të tillë, përvoja na mëson që duhet ruajtur qetësia dhe nëse të gjithë e mbani mend, mbërriti tek ne shkurtin e sezonit të kaluar dhe pa golat e tij Milani nuk do të ishte sot në Ligën e Kampioneve”, tha Galliani.

Top Channel