Ancelotti: Galliani, fenomeni i Milanit

04/11/2013 20:10

Ndërsa Milani është duke përjetuar një prej momenteve më të vështirë në shumë vite, një mbështetje e papritur i vjen nga Madridi, ku trajneri me të cilin kuqezinjtë fituan dy Champions e fundit, Carlo Ancelotti, shprehu besimin tek rikthimin e fuqishëm të kuqezinjve.

“Milani është në një moment të vështirë, por shpresoj që të mund të zgjidhë shpejt këtë problem. Unë kam punuar shumë vite me Gallianin dhe mendoj se është një prej drejtuesve më të aftë në qarkullim, ndaj s’kam dyshime që do të dijë të ngrejë klubin në nivelin e duhur”, deklaroi Ancelotti.

Sipas ish-trajnerit të Milanit, “Galliani është një lloj Cristiano Ronaldo, diçka i jashtëzakonshëm në fushën e tij, ashtu si edhe portugezi në fushën e blertë”.

Deklarata e trajnerit italian u bë gjatë konferencës për shtyp nga “Emirates Stadium”, në Torino, ku Reali do të përballet me Juventusin të martën, në ndeshjen e katërt të grupeve të Champions League.

I pyetur për situatën e Serisë A, Ancelotti komentoi: “Titulli? Roma ka një avantazh të lehtë, por mendoj se edhe Napoli e Juventusi po bëjnë një punë të shkëlqyer. Ky do të jetë një kampionat shumë interesant”.

Top Channel