Primera, Reali fiton me shumë vuajtje

03/11/2013 09:20

Primera, Reali i Madridit i ka regjistruar një tjetër fitore në kampionat dhe këtë gjë e bën përball Rayo Vallecanos, në një ndeshje thuajse të pabesueshme pasi e kanë dominuar për 53 minuta.

Skuadra e Ancelottit kryesoi takimin deri në rezultatin 3-0, falë dopietës së Ronaldos dhe golit të Benzema, megjithatë situata në pjesën e dytë komplikohet.

Dy 11-metërshat e akorduar për vendasit shndërrohen në dy gola nga Viera.

Me afrimin e fundit të takimit ky ngushtim distance sjell presion tek skuadra madrilene, e cila për pak sa nuk e ka humbi këtë fitore.

Megjithatë, fundi i takimit solli gjithsesi 3 pikë të vuajtura për Realin, pikë të rëndësishme, duke u ngjitur në kuotën e 28 pikëve, 6 më pak se Barcelona dhe 2 pikë larg Atleticos.

Top Channel