Nesta nis karrierën si trajner

03/11/2013 00:00

Alessandro Nesta do të jetë trajneri i ri i Montreal Impact. Ish-mbrojtësi i Milanit dhe kombëtares italiane do të drejtojë nga stoli pikërisht skuadrën me të cilën ka luajtur ndeshjet e fundit të karrierës.

Sipas sportsillustrated.com, Nesta do të zëvendësojë Marco Schaellibaum, i cili paguan humbjen në play-off ndaj Houston Dynamo.

Alessandro Nesta, fitues i Kupës së Botës në vitin 2006, u bashkua me Montreal Impact në vitin 2012 dhe ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të kësaj skuadre edhe pse në moshën 37-vjeçare.

Top Channel