Ish-sulmuesi i Juventus ka shënuar një dopietë për të ndihmuar në barazimin 2-2 të Newells’Old Boys në ndeshjen e së premtes dhe vetë ka pranuar se nuk ishte e lehtë të arrinte këtë objektiv.
Sulmuesi veteran beson se ka arritur një “kuotë të rëndësishme”, pasi ndeshja kundër Colon e çoi atë në 301 gola të shënuar. 36-vjeçari i shënoi të dy golat në pjesën e dytë të ndeshjes, duke çuar skuadrën nga dizavantazhi 2-0 në barazim.
Dhe ndërsa fituesi i Kupës së Botës ka mbetur i zhgënjyer që nuk shënoi dot edhe golin e avantazhit, ai pranon se statistikat personale nuk janë pa rëndësi për të.
“Sot arrita diçka shumë të rëndësishme në karierën time. Është e rëndësishme në karierën e një sportisti. 300 gola nuk janë pak. Është turp që nuk fituam, por gjithësesi jam i lumtur”, ka thënë ai.
Trezeguet e ka shënuar shumicën e golave me klubet Monaco dhe Juventus, me të cilat ka fituar dy tituj në Ligue 1 dhe dy në Serie A. Ndërsa me kombëtaren franceze ka shënuar 34.
Së fundmi ai është mbikëqyrur nga trajneri i Barcelonës, Gerardo Martino, që po kërkon të shtojë një sulmues në radhët e “Camp Nou”.
Top Channel