Seriali që paralajmëroi përgjimet

02/11/2013 00:00

A është njerëzimi i gatshëm të heqë dorë nga liria personale për një
botë më të mirë? Në një kohë kur skandali i “Datagate” ka arritur
kulmin, kësaj pyetjeje përpiqet t’i përgjigjet “Person of Interest”.

Skandali i këtyre ditëve në një farë mënyrë ishte paralajmëruar nga seriali i ideuar nga J.J. Abrams, i fokusuar në parandalimin e krimeve përmes një kompjuteri special që përgjon jetët e qytetarëve.

Në Amerikën e pas 11 shtatorit 2001, çdo person është bërë “person of interest”, ose objekt nën hetim, por pa prova të mjaftueshme për ta arrestuar.

Top Channel