“Martin Camaj, i papërsëritshëm”, është dokumentari i realizuar nga Tefta Radi mbi jeten e shkrimtarit dhe albanologut, studimet akademike të të cilit u përqendruan në gjuhen dhe dialektet e shqipes, kryesisht në ato të arbëreshëve të Italise Jugore.
Dokumentari, i cili u shfaq ne ambientet e Muzeut Kombetar ku gjendej e pranishme dhe Erika Camaj, bashkëshortja e Camajt, sjell deshmi dhe pamje filmike te reja per publikun edhe mbi jeten e perditshme te tij.
“Jam përpjekur ta zbuloj Martinin përmes Ritës, bashkëshortes së tij, në një intervistë brilante ku e tregon aq bukur sa në fund thotë mërzitesha me të disa herë. Në universitetin “Ludvig-Maximillian” të Mynihut organizohej çdo vit çmimi i pedagodut më të bukur dhe gjithmonë e fitonte Martini, aq i pashëm ishte”, komentoi Radi.
“Evenimenti i shfaqjes së dokumentarit ishte shumë i rëndësishëm, kishte mbledhur shumë njerëz e vazhdon ardhja e tij, pasi ai është aq i madh sa s’mund të vijë menjëherë, është si një avion i madh që futet ngadalë në hangar”, vlerësoi studiuesi Primo Shllaku.
“Konsultova arkivat në Shqipëri dhe ato të Universitetit të Mynihut, por ajo që më është dukur më interesante është korrespodenca shumë e pasur me përfaqësuesit e tjerë të diasporës që kishte Camaj”, shtoi Radi.
Top Channel