Për Partinë Demorkatike është e papranueshme heshtja e Qeverisë për
kontraten e firmosur me ‘Crown Agents’, kompanine britanike, qe do te
asistoje doganat shqiptare per rritjen e te ardhurave dhe uljen e
korrupsionit.
Me pyetjet e dy diteve me pare per kryeministrin Rama, Partia Demokratike vuri ne dyshim jo vetem besueshmerine dhe seriozitetin e kompanise ‘Crown Agents’, por hodhi dyshime edhe per interesa klienteliste ne lidhjen e kontrates.
Opozita i kerkoi kryeministrit Edi Rama te thyerje heshtjen dhe te beje transparence per kontraten e lidhur me ‘Crowën Agents’.
“Deri tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje, një nga gjërat dhe shqetësimet që ngritëm ishte transparenca e munguar e kësaj kontrate, që ka dhënë në menaxhim Qeveria shqiptare, rreth 130 miliardë lekë, pra 1.3 miliardë dollarë. Sot kemi një pyetje tjetër për zotin Rama, pse e fshihni publikimin e kësaj kontrate, kur do ia bëni publikut shqiptar transparent kontratën që keni lidhur. Jemi në pritje të përgjigjes, zoti Kryeministër”, tha ish-zëvendësministri i Financave, Alfred Rushaj.
Top Channel