Deklaratat antisemitike i kushtojnë shumë/ Britania e Madhe i refuzon vizën Kanye West-it, anulohet koncerti i reperit amerikan në Londër
Eshte celur në Galerinë e Arteve Pamore të qytetit te Durrësit ekspozita
“Live Art 2013”. E organizuar për herë të parë në Shqipëri nga një
bankë e nivelit të dytë, si një konkurs arti prestigjoz dhe i veçante në
lëmin e pikturës, në bashkepunim me Ministrinë e Kulturës dhe Galerinë
Kombëtare të Arteve, “Live Art” synon te inkurajojë artin bashkëkohor
shqiptar dhe të kontribuojë në promovimin e tij.
Në ceremoninë e hapjes merrnin pjesë drejtues te pushtetit vendor, drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve, i sapoemeruari Artan Shabani, si dhe shumë artistë dhe personalitete të qytetit bregdetar.
Projekti artistik, qe vleresoi dhe tre piktoret me punimet e tyre me te mira, konsiderohet një shembull pozitiv i asaj që mund të arrihet në partneritetin e sektorit publik me ate privat.
Pas Durresit, ekspozita me 26 punimet me te mira te saj do te shtegtoje dhe ne qytete te tjera te vendit, si nje mundesi per te afruar krijimet e artisteve te rinj sa me prane publikut.
Top Channel