Alba merr vajzën në sheshxhirim

01/11/2013 19:00

Shumë prej yjeve të Hollivudit kanë një jetë familjare problematike, për shkak të kohës së gjatë që i duhet të kalojnë në destinacione të ndryshme larg shtëpisë.

Megjithatë, nuk është ky problemi i Jessica Albës, e cila ka një zgjidhje shumë të thjeshtë për të qëndruar pranë të bijës… të cilën e mori me vehte në sheshxhirimin e filmit “How to make love like an Englishman”, në të cilën 32-vjeçarja interpreton përkrah Pierce Brosnan dhe Salma Hayek.

Alba kompletoi dhuratën e saj ndaj të bijës për Hellouin, duke e veshur atë si një princeshë dhe duke u kujdesur personalisht për tualetin e të miturës.

Një nënë e devotshme, por gjithsesi Alba duhet t’i shpjegojë të vajzës se përse u puth me një burrë që nuk ishte babai, në një skenë romantike që Jessica xhiroi gjatë ditës me Brosnan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA