Raporti i BB ‘Doing Business’

31/10/2013 00:00

Duke komentuar raportin e fundit të Bankës Botërore për klimën e
biznesit, në të cilin Shqipëria kishte pësuar rënie, ministri i
Ekonomise Arben Ahmetaj tha se treguesi më i përkeqësuar është ai i
respektimit të kontratave nga ana e Qeverisë.

Per kete, tha Ahmetaj, deshmi edhe borxhi i madh qe Qeveria e shkuar akumuloi ndaj kompanive qe kane kryer pune me fondet publike.

“Në sajë të të dhënave të cilat janë mbledhur deri në maj të vitit 2013, ekipi i ‘Doing business’ e ka klasifikuar Shqipërinë në vendin e 90-të nga 189 vendet që janë vlerësuar në këtë raport. Nëse shihet trendi i mandatit të dytë të Qeverisë së shkuar, Shqipëria është përkeqësuar cdo vit në lidhje me lehtësinë e të bërit biznes. Duke mos paguar detyrimet kontraktuale dhe shërbimet e kontraktuara, Qeveria e shkuar jo vetëm që i ka lënë shqiptarëve mbi 600 milionë dollarë borxhe të fshehta apo edhe më shumë, por sic duket nga ky raport ka larguar dhe investitorë potencialë me anë të praktiave korruptive dhe papërgjegjshmërisë së vet. Qeveria jonë ka marrë mandatin për të adresuar menjëherë të gjitha këto problematike tejet serioze të gjithë këtë situatë tejet kritike të shkaktuar nga Qeverisja e kaluar”, u shpreh Ahmetaj.

Top Channel