Ashton Kutcher dhe Demi Moore tashmë janë zyrtarisht të ndarë, pasi firmosën këtë të enjte divorcin, dy vjet pas ndarjes së tyre.
Moore dhe Kutcher i dhanë fund praktikisht martesës 7-vjeçare në Nëntor 2011, kur aktorja 50-vjeçare kërkoi ndarjen pas një tradhëtie të 33-vjeçarit me një vajzë të njohur gjatë një feste.
Një burim i afërt me çiftin deklaroi për “New York Post”: “Ashton dhe Demi firmosën më në fund divorcin e tyre. I mbetet vetëm të dorëzojnë dokumentacionin në gjykatë që të konsiderohet edhe ligjërisht të ndarë”.
Nuk është e qartë se cilat kanë qenë klauzolat e divorcit dhe nëse Kutcher ka qenë i detyruar të paguajë dëmshpërblim, si fajtor për prishjen e kësaj martese, siç u përfol fillimisht pas ndarjes.
Ashton Kutcher, aktualisht ne cift me Mila Kunis
Ishin pikërisht negociatat e gjata të ndërmarra nga avokatët e secilës palë ato që vonuan arritjen e kësaj marrëveshje, e cila është preferuar të mbahet sekret nga ish-bashkëshortët.
Demi Moore, nga ana e saj frekuenton australianin Will Kopelman, majtas ne kete foto
Ndonëse marrëdhënia Kutcher-Moore ishte një prej më të spikaturave të Hollivudit për shumë vite me radhë, tashmë duket se s’ka mbetur asgjë nga ajo kohë në jetën e secilit, me Ashton që ndodhet përkrah aktores Mila Kunis dhe Moore, e cila përflitet se është lidhur me australianin 30-vjeçar, Will Kopelman.
Top Channel