
Suksesi që pati në box-office filmi ‘Olympus Has Fallen’ ka inkurajuar studion “Millenium Films” të financojë një pjesë të dytë të filmit me protagonist sërish Gerard Butler.
Aktori do të interpretojë edhe një here tjetër Mike Banning në ‘London Has Fallen’, ku Aaron Eckhart dhe Morgan Freeman do të jenë sërish në rolin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë.
Xhirimet do të fillojnë në majin e ardhshëm dhe tre personazhet e mësipërm do të zhvendosen në Londër, ku janë të pranishëm në funeralin e kryeministrit të Britanisë së Madhe.
Filmi ‘Olympus Has Fallen’ pati një sukses të papritur me 161 milionë dollarë të grumbulluar në të gjithë Botën. Buxheti i tij ishte 70 milionë dollarë.
Top Channel