Deklaratat antisemitike i kushtojnë shumë/ Britania e Madhe i refuzon vizën Kanye West-it, anulohet koncerti i reperit amerikan në Londër
Justin Bieber është një prej këngëtarëve më të suksesshëm të momentit dhe falë famës së arritur, sipas revistës së specializuar “Forbes” ka grumbulluar 60 milionë dollarë vetëm në gjashtë muajt e parë të 2013-s.
19-vjeçari, i cili shpesh ka dëshmuar një marrëdhënie të veçantë me familjen e tij, vendosi që të shpenzonte një pjesë të kësaj shume për të blerë një shtëpi për prindërit e tij.
Këngëtari shpenzoi 850 mijë dollarë në një vilë me pesë dhoma, pranë vendlindjes së tij në Ontario, për babain e tij Jeremy dhe dy vëllezërit nga babai, Jazmyn (5 vjeç) e Jaxson (3).
Megjithatë, shtëpia në fjalë nuk ka krahasim me vilën 6 milionë dollarëshe të blerë për vete, në të cilën ndodhet një pishinë, një teatër personal e shtatë dhoma gjumi.
Top Channel