Shayk “uzurpon” mbrëmjen e bamirësisë

30/10/2013 16:25

Ashtu si Syri i Meduzës, i cili sipas mitologjisë greke kthente në gur gjithçka që shihte, edhe Irina Shayk është në gjendje që të shtangë me bukurinë e saj të gjithë të pranishmit, siç vërtetoi edhe një herë më shumë gjatë një mbrëmje bamirësie.

Ndonëse qëllimi i mbrëmjes ishte mbledhja e fondeve për të ndihmuar të varfërit, bukuroshja ruse uruzpoi të gjithë vëmendjen e publikut mbi të, duke bërë që të dukeshin thjesht si të pranishëm një listë VIP-ash të tjerë, përfshi këngëtaren me origjinë kosovare, Rita Orën.

E pranishme në “Gabrielle’s Angel Foundation 2013”, në një ceremoni të mbajtur në Nju Jork, e dashura e Cristiano Ronaldos zgjodhi që të vishej e gjitha me të zezë, mbase e motivuar edhe nga simbolika e ëngjëllit Gabriel, i konsideruar si Ëngjëlli i Vdekjes në krishtërim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA