Sezoni 2013-2014 nis me fitore për kampionët në fuqi të Miami Heat dhe për Los Angeles Lakers pa Kobe Bryant.
Miami mundi 107-95 Chicago Bulls, skuadër e cila më në fund kishte në parket Derrick Rose. LeBron James shënoi 17 pikë dhe Chris Bosh shtoi 16 të tjera për fitoren e parë të Miami për këtë sezon.
Carlos Boozer ishte pikëshënuesi më i mirë për Chicago Bulls me 31 pikë.
Në Los Angeles ndodhi çudia. Derbi mes Lakers dhe Clippers u fitua nga ekipi i Kobe Bryant, edhe pse ylli i NBA mungon për shkak dëmtimi. 76 pikë u shënuan nga lojtarët rezervë të Lakers në fitoren 116-103.
Xavier Henry ishte pikëshënuesi më i mirë i ndeshjes me 22 pikë.
Në ndeshjen e fundit të ditës së parë, Indiana Pacers mundi Orlando Magic me rezultatin 97-87.
Top Channel