Në rolin e saj në Hannah Montana, Miley Cyrus u shndërrua në një ikonë për brezin e adoleshentëve dhe konsiderohej si vajza perfekte për çdo nënë.
Tre vite pas përfundimit të kësaj eksperience në serialin e famshëm televiziv, 20-vjeçarja Cyrus ngjan më shumë me një pornostar, se sa me një këngëtare apo aktore e pëlqyer për të gjithë familjen.
Një shpërthim i papritur i Miley në skenë, nëpërmjet zhveshjet pothuajse të plota dhe kërcimeve provokuese e ka shndërruar të renë në VIP-in më të përfolur të javëve të fundit dhe simbol i kësaj metamorfoze të papritur të saj janë edhe flokët e shkurtra, pjesë e një look-u të saj të ri.
Megjithatë, të paktën për një natë, Cyrus duket se ka vendosur që të rikthehet në “pafajsinë” e dikurshme, duke rikthyer flokët si në kohën e adoleshencës, sic deshmoi ne nje postim te realizuar ne “Twitter”.
Për fansat e zhgënjyer të 20-vjeçares, gjithsesi ky nuk është një ndryshim i përhershëm, pasi flokët e gjatë janë preferuar nga këngëtarja për vetëm një natë, si pjesë e maskimit të saj për festën e Helloween.
Ndryshimi i Miley ne nje vit, nga 2012 majtas ne dy muaj me pare, djathtas
Top Channel