Jurgen Klopp rinovon me Dortmundin

30/10/2013 00:00

Aventura e trajnerit Jurgen Klopp në pankinën e Borussia Dortmund do të vazhdojë.

Tekniku gjerman i cili kërkohej nga shumë skuadra të mëdha të Europës ka vendosur të rinovojë kontratën e tij me verdhezinjtë deri në vitin 2018 (kontrata e mëparshme skadonte në vitin 2016).

Pas rezultateve të shkëlqyera që ka arritur në Bundesligë dhe Champions League, projekti që ka nisur në vitin 2008 do të vazhdojë në parim edhe 5 vite të tjera.

Ende nuk është publikuar asnjë detaj mbi kontratën e re.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB